Vrasje në tentativë në Vushtrri - vëllai ther me thikë vëllain - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasje në tentativë në Vushtrri – vëllai ther me thikë vëllain

    Insajderi
    19 January 2024 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një i mitur 16 vjeçar nga Komuna e Vushtrrisë është raportuar në Policinë e Kosovës. Ai po dyshohet se ka therur me thikë vëllain e tij, i moshës madhore, shkruan Insajderi.

    Detaje për rastin kanë dhënë nga Policia përmes raportit 24 orësh derisa bëhet me dije se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

    Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

    “Vushtrri 17.01.2024-16:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimen mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Insajderi e ka telefonuar zëdhënësin e Policisë, Avni Zahiti për detaje shtesë por i njëjti ka kërkuar t’i referohemi raportit 24 orësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark