×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasjet dhe padrejtësitë i detyrojnë gratë të protestojnë për 8 mars

    Insajderi
    08 March 2023 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Marshojmë s’festojmë”, “Edhe sa gra të vrara”, “kundër dhunës ndaj grave|”, kështu nisi organizimi nga aktivistet e të drejtave të grave sot në Prishtinë.

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të gruas, nga ora 10:00 deri në orën 13:00, qytetarët ishin mbledhur për të shprehur pakënaqësitë ndaj pushtetit, policisë e prokurorisë sot për trajtimin ndaj grave në vendin tonë.

    Marshi ka nisur nga Pallati i Drejtësisë dhe ka vazhduar në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të përfunduar te objekti i Qeverisë së Kosovës ku u bënë edhe thirrje të shumta për gratë e vrara ndër vite.

    Emrat e grave kumbuan në oborrin e Qeverisë së Kosovës. Në shenjë revolte edhe ndaj organeve të rendit, aktivistët hodhën edhe boca me tym para objektit të stacionit policor të Kosovës.

    Me tiganë, lugë e tava nga kuzhina, gratë bënë thirrje për barazi.

    Ky aktivitet përfundoi pa ndonjë incident dhe thirrja e fundit ishte që marshi nuk duhet të ndalojë me sot./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark