×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrau me thikë bashkëshorten, 62-vjeçari shqiptar vetëvaret në qelinë e tij në Itali 

    Insajderi
    01 April 2023 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shqiptari Xhafer Uruçi, i cili vrau me thikë bashkëshorten tij Zenepe Uruçi, është vetëvrarë në burgun e Ternit në Itali.

    62-vjeçari vrau të shoqen duke e goditur disa herë me thikë pas një sherri mes të dyve, ndërsa mësohet se ai ka vrarë veten në qelinë e tij duke u varur me një çarçaf.

    Uruçi ishte vetëm në qeli dhe ndodhej nën vëzhgim të rreptë pasi kishte zhvilluar edhe një seancë me psikologun e burgut.

    Një nga policët që po kontrollonte qelitë e të burgosurve e gjeti të varur 62-vjearin. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark