×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Vrau partneren me çekiç, shqiptari shfaqet i penduar para gjykatës

    Insajderi
    27 October 2022 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    27-vjeçari shqiptar Avni Meçja, i cili akuzohet për vrasjen e parteres së tij rumunes Alexandra Elena Mocanu, 35 vjeç, ka dalë sot para gjykatës në Bolzano.

    Siç u konstatua nga autopsia, Meçja i shkaktoi dy goditje me çekiç gruas në trup.

    “Meçja është mirë edhe pse padyshim është shumë i sprovuar dhe i penduar”, tha avokati i tij Massimo Dal Ben.

    Meçja me siguri tani do të transferohet nga Bolzano në burgun e Trentos. Gjatë marrjes në pyetje në prokurori një natë tjetër, ai kishte dhënë një rrëfim të gjerë duke rindërtuar dinamikën e fakteve. Krimi do të kishte qenë kulmi i një “përshkallëzimi të një marrëdhënie konfliktuale të lidhur edhe me xhelozinë”, kështu tha avokati i tij.

    Dal Ben theksoi se klienti i tij “u kthye menjëherë nga Shqipëria, dhe rrëfeu”. Gjithsesi, pritet një gjykim në Gjykatën e Asamblesë.

    Avokati kujtoi më pas se Aleksandra, në atë kohë, pas incidentit të parë të keqtrajtimit, “e kishte tërhequr denoncimin, sepse e kishte falur”, por se procedimi vazhdoi sipas detyrës zyrtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark