×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vritet një person në Malishevë

    Insajderi
    31 August 2023 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është vrarë në fshatin Bubavec të Malishevës.

    Lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    “Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij”, ka thënë Elezaj.

    Rasti është duke u hetuar sipas Elezajt.

    “Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark