PSG po mendon të sjellë një psikolog për të ndihmuar skuadrën sezonin e ardhshëm pas eliminimeve të përsëritura në Champions League.
Eliminimi i sezonit të kaluar në rrehtana dramatike kundër Real Madrid e bëri idenë shumë më konkrete për klubin francez, kështu që ata po mendojnë seriozisht të punësojnë një psikolog.
Ideja është më konkrete tani pas ardhjes së Luis Campos si drejtor sportiv dhe Christophe Galtier si trajner.
Sipas “L’Equipe”, klubi është duke u interesuar sepse ata ende nuk e kanë një të tillë në staf. Pork y nuk është ndryshimi i vetëm në aspektin mjekësor që po shqyrtohet. Klubi parizian do të sjellë edhe një nutricionist për ekipin e parë.
PSG ka pasur raste të përsëritura në Champions League në vitet e fundit, ku ata kanë lënë një epërsi komanduese të rrëshqasë dhe janë hedhur jashtë turneut.
Psikologjia në sport nuk është më një tabu, shumë prej akademive të të rinjve të futbollit kanë specialist të punësuar me kohë të plotë, në mënyrë që lojtarët e tyre të rinj premtues jo vetëm të trajnohen fizikisht, por edhe mendërisht./