Sidoqoftë, duket se një pjesë e madhe e njerëzve preferojnë që shpeshherë t’i mbajnë emocionet brenda dhe ndonjëherë ju vjen turp nga to, transmeton Telegrafi.
Por, çfarë nëse ju themi se vuajtja emocionale është një mënyrë tjetër për t’ju ndaluar së shtuari peshë?
Është e vërtetë se shumica prej jush nuk e besoni se mund të humbni peshë duke i shprehur emocionet e brendshme përmes lotëve.
Në fakt, një pjesë e madhe e juve keni kaluar përmes ciklit të njohur: stresoheni pas ndarjes, hani më shumë dhe pas disa ditëve e kuptoni që xhinset e preferuara janë të ngushta dhe nuk ju bien tamam.
Por, shkencëtarët e tregojnë këtë më ndryshe. Fillimisht, duhet të keni parasysh se kortizoli, hormon i cili lirohet nga stresi, ndërlidhet me mbipeshën.
Tani, shkencëtarët kanë zbuluar se lotët emocionalë përmbajnë hormone të caktuara të cilët e rritin nivelin e kortizolit. Këto hormone janë prolactini, leu-enkephalini dhe ACTH-ja. Të gjitha prodhohen kur jemi shumë nën presion.
Kështu, kur ne nuk i shtypim emocionet tona dhe qajmë, këto hormone lirohen dhe niveli i kortizolit pastaj zvogëlohet. Si rezultat i zvogëlimit të kortizolit, ne edhe humbim peshë, ose të paktën nuk shtojmë.