×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vuçiq: Derisa të jem unë president, s’do të ketë martesa të gjinisë së njëjtë

    Insajderi
    13 August 2023 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se përderisa të jetë ai president i Serbisë nuk do të ketë martesa të gjinisë së njëjtë.

    Ai ka thënë se nuk do të nënshkruajë ligjin i cili lejon martesat mes gjinisë së njëjtë.

    Vuçiq ka shtuar se nuk e shqetëson popullata LGBTI.

    Në Serbi, derisa jam president, nuk do të nënshkruaj asnjë ligj ku do të ketë martesa të gjinive tjera, përveç gruas dhe burrit. Por mos lejoni që kjo të jetë tema jonë e vetme. Le të mendojmë për zhvillimin e vendit. Besoj se ne jemi thjesht një shoqëri tradicionale, nuk më intereson nëse dikush që i përket popullatës LGBT mund të ndjehet i fyer, por derisa unë jam president, kjo nuk do të ndodh”, ka thënë Vuçiq, shkruan Novosti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark