×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vuçiq diskuton me Cholletin, Kosova temë diskutimi

    Insajderi
    17 May 2023 - 19:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot në telefon me këshilltarin special, në Departamentin e Shtetit Amerikan, Derek Chollet.

    Sipas mediave serbe temë diskutimi ishte Kosova, bashkëpunimi dypalësh Serbi-ShBA si dhe situata në rajon.

    ”Vuçiq dhe Chollet, deklaruan se marrëdhëniet serbo-amerikane po zhvillohen në një drejtim të mirë, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, siç dëshmohet nga rritja e shkëmbimeve tregtare, njoftoi shërbimi për bashkëpunim me mediat i Presidentit të Serbisë”, specifikon Tanjug.

    Tutje theksohet që presidenti serb, i ka theksuar diplomatit amerikan se sot është vendosur fluturimi i Air Serbia ndërmjet Beogradit dhe Çikagos, i cili do të forcojë edhe më shumë lidhjet serbo-amerikane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark