×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vuçiq e sheh Kurtin si ‘fëmijë të ndërkombëtarëve’: Sado që zemërohen prapë do ta përkëdhelin

    Insajderi
    20 February 2024 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për situatën në Kosovë dhe kryeministrin, Albin Kurti, të cilin po e sheh si ‘fëmijë të ndërkombëtarëve’.

    Është fëmija i tyre, sado të zemërohen me të, do ta përkëdhelin që ‘fëmija të flejë mirë në djep”, citohet të ketë deklaurar Vuçiq.

    Vuçiq ka përsëritur se nuk do ta njoh shtetin e Kosovës.

    “Të gjashtët ishin përballë meje në Bruksel. Unë u thashë ‘çdo gjë që thamë do ta përmbushim, nuk mund ta përmbushim atë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë, atë që kam thënë edhe në Kuvendin Kombëtar, nuk kemi gënjyer kurrë askënd, përkatësisht: ne nuk mund ta përmbushim atë të integritetit territorial të Kosovës, anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe në agjencitë, institucionet dhe organizatat e OKB-së’, plotësuar, as nga ai apo ndonjë dokument tjetër, dhe asnjëherë nuk do ta përmbushim”.

    Siç specifikohet tutje nga b92, me diskutime të tilla, Vuçiq deklaron se po i jepen Kurtit të Kosovës, fuqi dhe kjo po e dëmton Serbinë.

    ”Përmes këtyre diskutimeve që kemi këtu problemi është se ne po dëmtojmë veten dhe vendin tonë dhe po i japim Kurtit “municion” dhe këtë po bëjmë gjithmonë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark