×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vuçiq i del në mbrojtje Vulin-it, pretendon se sanksionet nuk u vendosën për shkak të ndonjë krimi e korrupsioni

    Insajderi
    12 July 2023 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti Aleksandar Vuçiq tha se sanksionet amerikane ndaj shefit të BIA-s, Aleksandar Vulin nuk u vendosën për shkak të ndonjë krimi dhe korrupsioni, por për shkak të qëndrimit të tij ndaj Federatës Ruse. Ai shtoi se për këtë do të flasë në detaje nesër.

    “Ata kanë një lloj hetimi për t’u marrë me të, por mendoj se është shumë e rëndësishme, që është jashtëzakonisht e rëndësishme të kryhet një hetim. Mendoj se është një artikull i përgjithshëm që ata përdorin për të shkruar diçka,” tha Vuçiq

    “Ndaj Aleksandar Vulin nuk janë vendosur sanksione për ndonjë krim, korrupsion apo ndonjë gjë, ndaj tij janë vendosur sanksione për shkak të qëndrimit të tij ndaj Federatës Ruse”, thotë Vuçiq.

    Departamenti amerikan i Shtetit, Zyra e Thesarit për Kontrollin e Aseteve të Huaja, ka sanksuar Aleksandër Vulinin, që momentalisht mban pozitën e Shefit të Inteligjencës serbe.

    Sipas njoftimit të dhënë nga Departamenti amerikan i Shtetit, sanksionimi i Vulinit tregon vendosmërinë e SHBA-së për t’i mbajtur përgjegjës ata që përfshihen në afera korruptive dhe që çojnë përpara agjenda të tyre politike dhe personale, në dëm të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Pernëdimor.

    “Veprimi i sotëm mban përgjegjës Aleksander Vulin për veprimet e tij të korruptuara dhe destabilizuese që kanë lehtësuar gjithashtu veprimtaritë keqdashëse të Rusisë në rajon”, ka thënë Nën-Sekretari amerikan i Thesarit, Brian S. Nelson.

    Në njoftim thuhet se Vulin është përfshirë në krimin e organizuar transnacional, operacionet ilegale të narkotikëve dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    “Vulin ka mbajtur një marrëdhënie të ndërsjellë përfituese me tregtarin serb të armëve, Slobodan Tesiq, të sanksionuar nga SHBA-ja, duke ndihmuar që dërgesat e paligjshme të armëve të Tesiqit të lëvizin lirisht përtej kufijve të Serbisë”, thotë njoftimi i DASH.

    Vulin tani është drejtor i BIA-s serbe, që më herët ka shërbyer si Ministër i Mbrojtjes dhe Ministër i Punëve të Brendshme. Thesari amerikan thotë se këto institucione nuk preken nga sanksionimi i Vulinit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark