×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vuçiq: I kërkova QUINT-it që KFOR-i të merret me sigurinë në Veri, në vend të Policisë së Kurtit

    Insajderi
    26 September 2023 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është takuar sot me ambasadorët e shteteve të QUINT-it pasi një grup terrorist serb ka sulmuar Kosovën, duke vrarë një polic dhe duke plagosur dy të tjerë.

    Kreu i shtetit serb ka thënë se ka kërkuar nga ta që KFOR-it të merret me çështjet e sigurisë në veri të Republikës së Kosovës në vend të Policisë së Kosovës.

    “Përsërita qëndrimin e Serbisë për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe kërkova që KFOR-i të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës në vend të policisë së Kurtit”, ka njoftuar Vuçiq në Instagram.

    Ai tutje ka thënë se ka pyetur ambasadorët e QUINT se pse “ishte refuzuar EULEX-i” nga Policia e Kosovës për të marrë pjesë në operacionin e zhvilluar në veri.

    “E pyeta edhe pse EULEX-i ishte refuzuar nga policia e Kosovës për të marrë pjesë në vetë operacionin, i cili u zhvillua në territorin e veriut të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark