Përfundon takimi | Vuçiq: Kurti refuzoi marrëveshjen - Insajderi
×
Insajderi

Përfundon takimi | Vuçiq: Kurti refuzoi marrëveshjen

Insajderi
27 February 2023 - 20:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Kurti dhe Aleksander Vuciq. Pas përfundimit, ky i fundit tha para mediave se Kurti nuk ishte i gatshëm të pranonte marrëveshjen.

Vuçiq njoftoi se takimi i radhës do të mbahet me 18 mars në Maqedoninë e Veriut.

“Kemi pasur një takim të vështirë dhe besoj se do të ketë shumë takime të tjera. Më 18 mars, ne duhet të shihemi në territorin e Maqedonisë së Veriut, atëherë zoti Borrell do të jetë atje. Mendoj se është e rëndësishme që në njoftimin e BE-së të përmendet domosdoshmëria e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të mëparshme. Kurti nuk ishte gati të pranonte tani. Shpresoj se është e mundur të arrihen disa kompromise, por kam frikë se mund të ngecim në diçka që është nënshkruar shumë kohë më parë dhe nuk është përmbushur – tha Vuçiq.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark