×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vuçiq merr me vete Bërnabiqin në Bruksel, a po ia lë asaj “nënshkrimin” e marrëveshjes?

    Insajderi
    27 February 2023 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Nuk do të kapitullojmë, nuk do të kthehemi në nëntëdhjetat” – këtë mesazh dhanë dy kryeshtetarët serbë para nisjes në Bruksel në Takimin e Nivelit të Lartë mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Ana Brnabiq për herë të parë udhëton në Bruksel në shoqërimin e Aleksandar Vuçiq, ndërsa kaherë është spekuluar se Vuçiq do t’ia lë nënshkrimin e marrëveshjes asaj, për të mos ekzistuar firma e tij në nënshkrimin e një marrëveshje Kosovë-Serbi.

    Po nisemi pas 15 minutave, i kemi kryer përgatitjet finale”, thanë në videon e përbashkët Aleksandar Vuçiq dhe Ana Brnabiq.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillojnë takim të nivelit të lartë të hënën në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

    Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, sipas informacioneve të para, pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën 15:00, ndërsa në orën 16:15, Borrell do ta takojët presidentin Vuçiq.

    Pas takimeve të ndara, në orën 17:15, Josep Borrell do të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    Fokusi takimeve do të jetë mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark