×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq merr pjesë finalen e stërvitjes ushtarake taktike “Whirlwind 2024”

    Insajderi
    19 April 2024 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Serbia përfundon sot stërvitjen e përbashkët taktike me qitje luftarake “Whirlwind 2024”, në të cilën marrin pjesë më shumë se 2000 pjesëtarë të Forcave të Armatosura Serbe (SAF) dhe rreth 350 pajisje ushtarake. Në stërvitje ka marrë pjesë edhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

    Të pranishëm në stërvitje kanë qenë edhe presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik, anëtarja serbe e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviç, liderët e serbëve në Mal të Zi Andrija Mandiç dhe Milan Knezheviç, shkruan Euronews Serbia.

    Në stërvitjen përfundimtare mori pjesë edhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutaš, i cili erdhi në Pešter me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneral Milan Mojsiloviç.

    Kjo është hera e parë që një komandant i KFOR-it – forcës paqeruajtëse ndërkombëtare nën udhëheqjen e NATO-s, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999, merr pjesë në demonstrimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Serbisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark