×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vuçiq mohon sërish Masakrën e Reçakut

    Insajderi
    06 April 2023 - 23:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Taktika e Prishtinës është që kurrë të mos e themelojë Asociacionin e Komunave [të banuara me shumicë] Serbe, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, shkruan Insajderi.

    Vuçiq kritikoi edhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, “që lëvdon demokracinë në Kosovë” dhe qëndrimin e shqiptarëve ndaj komuniteteve pakicë dhe trashëgimisë kulturore dhe fetare.

    Mes tjerash, Vuçiq e bën sërish, mohon Masakrën famëkeqe të Reçakut, ngjarjen e cila solli edhe intervenimin e NATO-s ndaj spastrimit etnik dhe gjenocidit iminent serb ndaj popullatës shqiptare në vend në vitin 1999.

    “Besoj se prandaj edhe i shkatërruan të gjitha. Si është e mundur që Perëndimi mund të bëjë të gjitha këto, që Prishtina lëshon Azem Kurtajn që qëllon mbi fëmijët serbë dhe arrestojnë Ivan Todosijeviqin për të vërtetën mbi Reçakun”, tha ai në RTS.

    Në lidhje me Marrëveshjen Bazë për normalizim të marrëdhënieve, ai tha se nuk do ta zbatojë pa u themeluar Asociacioni. “Po provojnë që t’i lejojmë të hyjnë në një organizatë ndërkombëtare. Për atë që na kërkojnë, ata duhet ta përmbushin Asociacioniin. Nuk do ta themelojnë”, tha ai./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark