×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq nga Brukseli pasi e uroi Putinin: E uroj kë dua, s’jam shërbëtor i askujt

    Insajderi
    21 March 2024 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është pyetur në Bruksel rreth urimit që i ka dërguar Presidentit të Rusisë Vladimir Putin me rastin e rizgjedhjes në krye të shtetit të tij.

    “Unë e uroj kë të dua në interesin më të mirë të Republikës së Serbisë dhe gjithmonë duke mbrojtur interesat e Serbisë. Dhe kjo është puna ime dhe do të vazhdoj ta bëj, nuk jam shërbëtor i askujt, e dua vendin tim më shumë se çdo gjë në botë dhe veproj si president i pavarur dhe i pavarur i një vendi që merr vendime në interesin më të mirë të vetes dhe qytetarët e saj”, tha Vuçiq.

    Serbia ka ruajtur raporte të mira me Rusinë përkundër presionit nga Perëndimi që t’i vendos sanksione asaj për shkak të luftës në Ukrainë. Ministri i Jashtëm serb në largim Ivica Daçiq madje sot është duke qëndruar në Moskë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark