×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Vuçiq para takimit me Kurtin në Ohër, serbëve: Paqja nuk është gjithçka, por pa paqe nuk ke asgjë

    Insajderi
    16 March 2023 - 18:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Ohër presidenti serb, Aleksandër Vuçiq i është drejtuar popullit.

    Vuçiq u ka thënë qytetarëve serbë se është e nevojshme të ruhet paqja dhe të punohet për përmirësimin e marrëdhënieve me shqiptarët.

    Ai shtoi se do të vazhdojë të punojë për normalizimin e marrëdhënieve, por se do t’i përmbahet me vendosmëri vijave të siç i quan ai të kuqe.

    Vuçiq ka kërkuar nga serbët që ta mirëkuptojnë sepse situata sipas tij është e komplikuar.

    “I ftoj qytetarët e Serbisë që t’i besojnë lidershipit të tyre, nuk duhet të më duan mua, nuk duhet të votojnë, vetëm duhet të besojnë në patriotizmin dhe përkushtimin e lidershipit të tyre shtetëror. Unë e di se çfarë jam duke bërë”, tha Vuçiq raporton Novosti përcjell Insajderi.

    “Nuk do të bëj kurrë asgjë sekrete, sepse nuk ka asgjë sekrete, të gjitha marrëveshjet janë plotësisht të disponueshme. Ne ishim gjithmonë superiorë taktikisht, por në thelb gjithmonë humbëm. Nëse i analizoni rezultatet në mënyrë objektive, do të shihni se është pak më ndryshe me rezultatet. Meqenëse nuk më intereson të jem i dashur, më intereson vetëm që me tre fëmijët e mi, puna ime është të largohem nga Serbia me rezultatet më të mira si president i republikës”

    “Unë e di se çfarë duhet të kursejmë. “Paqja nuk është gjithçka, por pa paqe nuk ke asgjë”, ka thënë Vuçiq. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark