×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vuçiq paralajmëroi vizitën në Kosovë, Kurti: Natyrisht se nuk do t’i jap leje, është i padëshiruar

    Insajderi
    30 March 2023 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar së në muajin qershor do të vizitojë Kosovën. Për këtë sot është pyetur kryeministri vendit, Albin Kurti, shkruan Insajderi.

    Kurti ka thënë se nuk ka pranuar kërkesën nga Vuçiq për një vizitë të tiillë, si rrjedhojë u shpreh se nuk do t’i jepte leje njeriut që deklaroi se masakra e Reçakut është fabrikim.

    Unë nuk kam marrë asnjë kërkesë për një vizitë të tillë dhe duke pasur gjendjen rrethanat në të cilat ndodhemi ai nuk do të ishte person i dëshiruar në Kosovë dhe  mbase kjo është arsyeja se ai që më shumë se 2 vjet nuk e bën këtë kërkesë”, tha Kurti në Klan.

    “Nëse keni parayssh që personi thotë që masakra e Reçakut është fabrikim  dhe asnjëherë nuk e ndryshoi këtë gjë, unë nuk mendoj që do të duhej të vinte në Republikën e Kosovës”

    “Natyrisht që nuk do t’i japë leje”, deklaroi kryeministri.

    Duke ironizuar tha se “mbase më mirë të bëjë kërkesën, por pasi që e thashë këtë ai nuk do ta bëjë fare kërkesën”./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark