×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Problemet me Kosovën i lamë për në Bruksel, sot kishim temë tjetër

    Insajderi
    11 September 2023 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në Samitin e sotëm të Procesit Brdo Brijunit është diskutuar për Ballkanin Perëndimor dhe rrugën drejt BE-së.

    Vuçiq, në një deklaratë për gazetarët pas takimit në Shkup, tha se diskutimet për Kosovën dhe Serbinë janë lënë për të enjten në Bruksel.

    “Ne folëm për të ardhmen. Disa janë më entuziastë, disa pak më pak. Diskutimi shkoi si duhet, nuk pati argumente të mëdha, pasi problemet tona me Prishtinën i lamë për të enjten në Bruksel”, shpjegoi ai, transmeton Klankosova.tv.

    Ai tha se sot është folur për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, çfarë mund të kërkohet nga iniciativa roaming, deri në pjesëmarrjen në tregun e përbashkët.

    “Në deklaratë shkruhet se do të donin anëtarësimin në BE më shpejt, më së voni deri në vitin 2030. Këto janë dëshira të bukura, por kush jam unë që të shkatërroj optimizmin e disa të tjerëve. Ishte e imja të pranoja. Është mirë nëse është kështu, dhe nëse do të jetë…” tha ai.

    Ai tha se takimi ishte i mirë sepse liderët shprehën mendimet e tyre dhe diskutuan mundësitë dhe problemet ekonomike në periudhën e ardhshme, siç është rritja e çmimit të naftës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark