×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vuçiq: QUINT-i më kërkoi që të këmbënguli në krijimin e Asociacionit

    Insajderi
    30 March 2024 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një konferencë për shtyp, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit.

    Ai nuk e ka mohuar të jetë pajtuar me këtë marrëveshje, në të cilën parashihet edhe mos pengimi i anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

    I pyetur nga gazetarët se pse tash po e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nëse është pajtuar me të duke pranuar Marrëveshjen e Ohrit, ai tha se zbatimi i saj do të jetë i pjesshëm.

    Ai thotë gjithashtu se vendet e QUINT-it i kanë kërkuar që të insistojë më shumë në krijimin e Asociacionit.

    “Më thanë – insisto, është argument serioz. Kot mund të insistojë, kur ata kanë qëllime gjeopolitike më të mëdha për të rrëzuar Serbinë. Vetëm kini këtë parasysh. Dhe pikërisht këtu është një problem shtesë se si do të duket Kapitulli 35-të, mund të themi vetëm se nuk jemi dakord me diçka dhe kaq”, deklaroi Vuçiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark