Ai tha se Radoiçiqi gjendet në territorin “e Serbisë qendrore” dhe mohoi se është i plagosur.

Vuçiq tha se se pjesëtarët e grupit të armatosur që sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, “nuk janë terroristë”.

“Milan Radojiçiq nuk u fsheh dhe as nuk u turpërua për rolin e tij. Ai me siguri do t’i përgjigjet ftesës së autoriteteve kompetente të Serbisë. Jam i bindur se do të dëgjohet, është në territorin e Serbisë qendrore. Ai nuk është i plagosur, ai është një njeri që e konsideron veten luftëtar të lirisë, nuk ka hequr dorë nga shokët dhe nuk do të heqë dorë, por ka gjëra dhe pyetje që do të duhet t’i përgjigjet”, tha Vuçiq