×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Vuçiq: Takimi me Hillin “kokëdhembje”

    Insajderi
    08 December 2022 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se takimi që e kishte sot në mëngjes me ambasadorin amerikan në Beograd Christopher Hill, nuk ishte i lehtë.

    “Ditën e punës zyrtarisht e nisa duke takuar ekselencën e tij, ambasadorin amerikan Chris Hill, dhe ju mund t’i mendoni temat që i biseduam. Nga Kosova deri te sanksionet dhe krejt gjërat tjera. Kjo është vetëm kokëdhembje”, tha Vuçiq, pas hapjes së qendrës teknologjike të një kompanie amerikane në Beograd.

    Ndryshe në njoftimin paraprak nga zyra e Vuçiqit, u tha se në takimin me ambasadorin amerikan u diskutua situata e sigurisë në Kosovë si dhe mundësitë e vazhdimit të dialogut nën dritën e propozimeve të Bashkimit Evropian për një marrëveshje finale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark