×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Vuçiq, vepro sot: kërko falje zyrtare!”

    Insajderi
    17 February 2023 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes, Burim Ramadani ka thënë se sot, në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq duhet të kërkojë falje.

    Ramadani ka deklaruar se kjo falje e Vuçiqit do të hapte një erë të re.

    “Në këtë ditë, në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, do të ishte ditë e mirë që lidershipi i Serbisë të kërkojë falje zyrtarisht për krimet, gjenocidin, spastrimin etnik, apartheidin, krimet seksuale, deportimin e popullit të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook përcjell Insajderi.

    Sipas tij, Serbia do ta bëjë këtë herët a vonë.

    Shkrimi i plotë:

    Vuçiq, vepro sot: kërko falje zyrtare!

    Në këtë ditë, në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, do të ishte ditë e mirë që lidershipi i Serbisë të kërkojë falje zyrtarisht për krimet, gjenocidin, spastrimin etnik, apartheidin, krimet seksuale, deportimin e popullit të Kosovës.

    Kjo do të hapte një erë të re të respektit dhe bashkëpunimin rajonal.

    Edhe pse është vonë, historia do të njihte lidershipin e Serbisë nëse do të kërkonte falje zyrtare për krimet e luftës gjatë viteve 1998-99 dhe apartheidin për dekada me radhë.
    Serbia, herët a vonë, duhet ta bëjë këtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark