×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vuçiq “zbulon” premtimin e amerikanëve për çështjen e targave

    Insajderi
    10 November 2022 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq në konferencën për media të mbajtur sot pas takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron ka folur edhe për nismën franko-gjermane për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

    Vuçiq ka thënë se i janë përgjigjur “ me një non-paper një non-paper-i”.

    Siç thotë Vuçiq, SHBA-ja i kishte kërkuar që të pajtohej për një zgjidhje për kartat e identitetit duke i thënë se pastaj do ta bindin kryeministrin Albin Kurti që të zgjidh ndryshe çështjen e targave.

    Megjithatë thotë se asgjë s’ka ndodhur për diçka të tillë edhe pse Serbia ka pranuar.

    “Disa gjëra për targat janë të pamundura. Ne e zgjidhëm për kartat e identitetit, më thanë : të lutëm bëje, ne do të marrim përsipër gjithçka për targat, do ta bindim Kurtin ta zgjidhë ndryshe. Ne e kemi bërë, por asgjë nuk ka ndodhur”, ka thënë Vuçiq .

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark