×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vuçiqi takohet me Borrellin: Interesat e serbëve në Kosovë mbi të gjitha

    Insajderi
    02 May 2023 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar para raundit të ri të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

    Një gjë të tillë e ka njoftuar Vuçiqi me anë të një postimi në ‘Instagram’, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Në prag të fillimit të një takimi tjetër të vështirë në Bruksel. Interesat e Serbisë dhe të popullit serb në Kosovë janë gjithmonë mbi të gjitha”, ka mbishkruar Vuçiq, teksa ka bashkëngjitur një foto me Borrell.

    Takimi mes Vuçiqit dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, veçse ka filluar. Në këtë takim, pritet t’u prezantohet palëve statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark