×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vuçiqi takon shefin e OSBE-së, tregon se çka diskutuan lidhur me marrëveshjet me Kosovën

    Insajderi
    10 April 2024 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka takuar kryetarin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), njëherësh Ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, Ian Borg.

    Vuçiqi njoftoi tha të ketë folur edhe për çështjen e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Theksova rëndësinë e rolit të OSBE-së në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare publike. Edhe me këtë rast paralajmërova për neglizhencën dhe shkeljen e vazhdueshme të marrëveshjeve të arritura në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe theksova pasojat e rënda të një sjelljeje të tillë nga ana e Prishtinës dhe e bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiqi në “buducnostsrbijeav” në Instagram.

    Presidenti i Serbisë pretendon të ketë thënë në takim se “Serbia vepron me përgjegjësi për të gjitha çështjet, duke mbrojtur popullin dhe interesat e saj”.

    “E ritheksova se Serbia edhe në këto rrethana sfiduese vepron në mënyrë konsistente dhe të përgjegjshme si në kuadrin e politikës së jashtme ashtu edhe brenda saj, duke respektuar kornizat legjislative, duke nxitur dialogun konstruktiv dhe duke mbrojtur popullin e saj, interesat kombëtare dhe shtetërore”, ka shkruar Vuçiqi.

    Kryetari i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Maltës, Ian Borg, gjatë ditës së nesërme do të qëndrojë edhe në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark