×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vuçiqit ia vendosin përballë hotelit flamurin e Kosovës dhe banerin “Autochtonus”

    Insajderi
    17 January 2023 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Flamuri i Kosovës dhe ai “Autochtonus” i janë vendosur para hotelit ku po qëndron Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar në Davos, raporton Insajderi.

    Baneri dhe flamuri ishin varur pak para arritjes së delegacionit serb të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, raportoi televizioni publik serb.

    Vuçiq do të qëndrojë në Davos deri të enjten, ku do të marrë pjesë në tubimet e liderëve botërorë dhe do të ketë takime me zyrtarë shtetërorë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe kompanive globale.

    Nesër, ndër të tjera, ai do të bisedojë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark