Insajderi
Ballina 5

Vushtrria shpall gjendje emergjente pas reshjeve të shiut

Insajderi
21 November 2022 - 08:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vushtrria shpall gjendje emergjente pas reshjeve të shiut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendjen emergjente pas reshjeve të shiut.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari Ferit Idrizi në Klan Kosova, duke thënë se është krijuar edhe ekipi emergjent dhe janë lëshuar pesë numra kontaktues për qytetarët në rast se kanë nevojë.

Ndërkohë që Idrizi tha se gjatë natës ishte më qetë, ani se deri në orën 2 të mëngjesit ishin në terren duke inspektuar dhe intervenuar në lokacione të vërshuara.

Idrizi tha se më të prekurat janë arat dhe fushat e bujqve, dhe dëmet e tyre do të vlerësohen pas ndaljes së shiut.

Ai tha se për fat të mirë nuk ka pasur nevojë të evakuohet asnjë familje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark