Vushtrria ka bërë një goditje të madhe sot në afatin kalimtar dimëror.
Klubi me traditë të madhe në futbollin kosovar ka transferuar dy futbollistë nga Arbëria.
Bëhet fjalë për Dior Zabërgjën dhe Leart Eminin, të cilët së fundmi u larguan nga klubi lipjanas.
Njoftimi i plotë i Vushtrrisë:
“Dy Gladiatorët tanë rikthehen në Vushtrri
Dior Zabergja dhe Leart Emini si bashkëlojtarë nga KF Arbëria kanë vendosur që gjysem stinorin pranveror të rikthehen në Vushtrri, në sfidën për rikthimin në superligën e Kosovës, ne klubin ku kanë shkruar historinë në sezonin 2013/2014 duke fituar titullin Kampion
Tashmë kur kemi hyrë në 100 vjetorin e klubit, është ndjenjë e jashtëzakonshme rikthimi i Gladiatorëve që janë dëshmuar me angazhim dhe sukses!
Ne i deshirojmë suksese në paraqitjet e tyre dhe atë që secili prej nesh e pret Rikthimin në superligen e Kosovës! “.