×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “VV e ka një zor të madh që e mbron Martin Berishajn”

    Insajderi
    18 January 2023 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti dhe gazetari Ilir Mirena ka folur lidhur me mbrojtjen që VV po i bënë Martin Berishajt ai e ka përshkruar si këtë si një lidhje financiare që VV mund të ketë më ambasadorin Berishaj.

    Ai, duke debatuar me analistët përballë, Sadri Ramabaja, ka thënë se VV e ka një zor të madh.

    “Ju e keni një zor të madh që po e mbroni. Këtu është mafia energjetike, në dekadën e fundit kemi pasur një lobim të tmerrshëm kundër pavarësimit energjetik të Kosovës. Po del  që dikah do pare kanë hyrë për atë lobin. Mbrojtja që po i bëhet Martin Berishajt, le me nënkuptu që ai e ka financu Vetëvendosjen”, ka thënë Mirena në emisionin Pressing.

    Mirena ka deklaruar se Martin Berishaj po i mban të shantazhuar drejtuesit e VV-së, si rezultat i financimit që i ka bërë partisë.

    Emri i Ambasadorit të Republikës së Kosovës, Martin Berishaj ka një kohë që qarkullon në raportimet e mediave sllovene për shkak të dyshimeve të përfshirjes së tij në një skandal financiar.

    Transferimi i mbi 1 milion 470 mijë eurove në llogarinë e Martin Berishajt nga GEN- i Beogradit, shokoi opinionin kosovar.

    Pavarësisht raportimeve për skandalin, Berishaj nuk është shkarkuar. Ai po vazhdon të qëndrojë në pozitën e ambasadorit në Kroaci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark