×
  • Lajme
  • Lajme

    VV ka një plan brenda Kuvendit, nuk i bëjnë publike veprimet

    Insajderi
    01 September 2016 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka hyrë tashmë në objektin e Kuvendit të Kosovës dhe nga atje, ka dhënë deklaratë për media, ku ka paralajmëruar opozitë të fuqishme kundër ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

    Ka thënë se metodat të cilat do të veprojë VV do të bëhen të ditura me tu mbledhur të gjithë deputetët në Kuvend, porse ato do të jenë të njëjta “që i kanë përdorur në vazhdimësi”.

    “Mijëra qytetarë tashmë janë mbledhur në sheshet e Prishtinës, dhe mijëra të tjerë janë rrugës duke ardhur në protestë. VV do të bëjë opozitë të fuqishme në Kuvend, nuk lejojmë që të bëjnë pazare me territorin. Do të kundërshtojmë me metodat dhe veprimet që i kemi përdorur në vazhdimësi”, ka thënë Haxhiu.

    Sipas saj, këto metoda tani për tani nuk mund të bëhen të ditura “për shkak të rrethanave”, siç tha Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark