×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    VV kërkon që nga Projektligji për çmimin e barnave të largohen prodhuesit vendës

    Insajderi
    07 July 2023 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka kërkuar që në Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale, të largohen prodhuesit vendës, pasi sipas tij, ata janë të penalizuar.

    Por për këtë propozim, Partia Demokratike e Kosovë, ka dyshime se po bëhet për favor të një kompanie private nga Maqedonia e Veriut.

    Sipas tij, nëse kjo nuk do të ndodh, fabrikat vendore mund të mbyllen. Ai ka kërkuar që të mbështetet iniciativa e tij dhe ky Projektligj të ndryshojë.

    “Për herë të parë Kosova ka një ligj për rregullimin e çmimin e barnave. Ky ligj ka një problem të vogël dhe duhet ta zgjidhim për të cilën mua më bën skeptik se a duhet ta votojmë apo jo. Pra nuk jemi duke e përkrah prodhuesin vendor, e të cilët kanë produkte për tregjet ndërkombëtare dhe përmes këtij ligji ne mund ta bëjmë mbylljen e ndonjë fabrike me qindra milionë euro”, tha Avdyli.

    “Unë propozoj për herë të fundit që ta shtyjnë për një seancë tjetër, ndoshta javën tjetër që ndoshta ta lusim s’po zorin e këtij ligji që ta sjellë edhe një nen që për Kosovë prodhuesi vendor ta caktojë çmimin. Dikush mund të thotë se prodhuesi mund ta ngris çmimin, por kjo nuk mund të ndodh sepse s’mund të rritet çmimi kur ka barna me çmime të ultë”, tha ai.

    Me propozimin e deputetit Avdyli u pajtua edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, por që kritikoi institucionet se rekomandimet e palëve te interesit, nuk janë marrë për bazë.

    “Praktikisht rekomandimet e palës së interesit nuk janë marrë parasysh dhe propozimi i deputetit Avdyli është i drejtë. Për prodhuesit vendor, për cilësinë nuk guxon që çmimi të ndikojë në cilësinë e barnave. Kontrolli i cilësisë së barit dhe stimulimi i prodhuesve vendor duhet të jetë prioritet i këtij ligji”, tha Dreshaj.

    Por deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, pati dyshime sa i përket propozimit të Avdylit. Sipas Haxhiut, deputeti Avdyli ka marrë propozime nga një kompani private që të hiqet neni për prodhuesit vendës.

    “Një vit e gjysmë e kemi dorëzuar, ka ardh një projektligj shumë i dobët se sa ka qenë një vit e gjysmë e që është refuzuar nga ama e mazhorancës. Ky ligj përveç rregullimit të çmimeve tavan, do duhej të kishte edhe listën pozitive dhe rimbursimin e listave pozitive që i ndihmonte rasteve sociale, pensionistëve të cilët nuk mund t’i blinin barnat që kanë nevojë”.

    “Ky ligj është harmonizuar më shumë me lobuesit jashtë Kosovës sesa me ata brenda këtu. Në mbledhje të grupit punues me propozim të deputetit Avdyli, është kërkuar që neni për prodhuesit vdndor të hiqet, pra me kërkesë të Kompanisë ‘Alkaloid’”, tha Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark