×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    VV tentoi t’i ‘kontrabandoi’ 14 anëtarë të saj për Kuvendin Komunal në Leposaviç, ia refuzon KQZ

    Insajderi
    07 December 2022 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar që jashtë afateve ligjore të shpallura nga KQZ t’i regjistroj 14 kandidatë për Kuvendin Komunal të Leposavic, e që janë refuzuar nga KQZ.

    Sipas vendimit të Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve që e ka siguruar Gazeta Metro, mësohet se Lëvizja Vetëvendosje kishte dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet e përkohshme për kuvendin komunal të Leposaviqit me 02 dhjetor.

    Mirëpo gjatë shqyrtimit të këtij dokumentacioni, është vërtetuar se nuk është respektuar kuota gjinore, ndërsa është kërkuar nga LVV që të përmirësohet lista. Në listat e përmirësuar LVV kishte përfshirë 18 kandidat.

    Komisioni ka konstatuar se 14 kandidatët shtesë, LVV i ka dërguar pas mbylljes së afatit për aplikim për certifikim.

    Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposavic dhe Zveçan, të gjitha këto komuna, të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, janë pa kryetarë qysh në fillim të nëntorit.

    Ata kanë dhënë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur më pas 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve atje.

    Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar dhe ka udhëhequr komunat në veri – i kundërshton këto zgjedhje. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark