×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Wagner drejt Moskës/ Zbulohet se ku ndodhet Presidenti rus Vladimir Putin

    Insajderi
    24 June 2023 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov, i tha agjencisë së lajmeve TASS se presidenti “po punon në Kremlin” në Moskë.

    Por, ndërsa mercenarët e Wagner-it me sa duket përpiqen të shkojnë në kryeqytet, ‘thashethemet’ në mediat sociale sa vijën e shtohen. Disa përdorues kanë vërejtur se avioni i Putinit – avioni special Il-96-300PU – u largua nga Moska në orën 14:16 (11:16 GMT) dhe u nis në veri-perëndim, sipas shërbimit të gjurmimit FlightRadar.

    Më pas avioni me sa duket u zhduk nga sistemi pranë qytetit të Tverit, në veriperëndim të Moskës, raporton BBC, ndërsa shton se nuk dihet nëse Vladimir Putin ishte në atë aeroplan.

    “Ne e dimë se Putini thuhet se shpenzon shumë kohë në rezidencën e tij të madhe në liqenin Valdai, që ndodhet në veri-perëndim të Moskës, dhe me sa duket nuk jeton përgjithmonë në kryeqytet.” Vijon më tej shkrimi i BBC.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark