×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Walker: Kur të vdes, dua të varrosem në Kosovë

    Insajderi
    16 January 2024 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dje, në Kosovë u shënua 25 vjetor i Masakrës së Reçakut, i pranishëm për përkujtim ishte edhe figura kyçe raportimit të botës për gjenocidin që po kryhej ndaj kosovarëve, ish-ambasadori, William Walker.

    Walker thënë se nga sakrifica e shumë djemve të fshatit, Kosova sot gëzon një demokraci plotësisht funksionale. Ai ka thënë se ndihet krenar që ndodhet në mesin e familjarëve të viktimave.

    Walker madje në njërin prej televizioneve në vend shprehur edhe një dëshirë, tha se do që të varroset në Kosovë kur vdes.

    “Unë do të isha shumë i lumtur që kam thënë se kur të vdes, unë dua të varrosem këtu dhe kjo është dëshira ime dhe isha me disa kosovarë duke biseduar dhe thashë më vetë se dua të varrosem këtu”, tha Walker në Kanal 10 përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark