×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    WannaCry shpëton shoferët Australianë nga 590 gjoba trafiku

    Insajderi
    23 June 2017 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hakerat pas virusit famëkeq WannaCry kanë ndihmuar shumë shofër autralianë të shmangin gjoba të larta.

    55 kamera trafiku, shumica në Melburn, u infektuan nga ransomware i cili tronditi botën gjatë muajit Maj.

    Një punonjës mirëmbajtjeje, kishte ngarkuar virusin pa dijeninë e tij në rrjetin e kamerave duke përdorur një çelës USB më 6 Qershor.

    Policia më pas anuloi 590 gjoba të shpejtësisë së lartë dhe mos respektimit të semaforëve edhe pse kishte besimin e plotë se ato janë vendosur siç duhej.

    “Anuluam gjobat sepse është e rëndësishme që publiku të ketë besimin 100% tek sistemit,” tha Drejtori i Policisë së rajonit Victoria Ross Guenther.

    Policia zbuloi virusin javën e kaluar pas kamerat fikeshin dhe ndizeshin në mënyrë të pazakontë. Virusi infektoi 150 shtete gjatë muajit Maj, shkruan PcWorldAlbania.

    Në mesin e të prekurve kanë qenë Shërbimi Shëndetësor Britanik, FedEx dhe Ministria e Brendshme Ruse.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark