×
  • Showbiz
  • Show

    William po e tradhëton Kate me një mikeshë të familjes mbretërore, çifti në krizë

    Insajderi
    17 March 2023 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditët e fundit janë ndezur sërish thashethemet se William dhe Kate Middleton po përjetojnë një krizë në çift.

    Shkak për këtë është sigurisht një tjetër grua e quajtur, Rose Hanbury.

    Kjo e fundit nuk është një emër i panjohur për Princeshën e Wales-it. Rose është një mikeshë e vjetër e familjes mbretërore britanike, pasi u martua me Markezin e shtatë të Cholmondeley, David Rocksavage, në vitin 2009.

    Kjo nuk është hera e vetme që William dhe Rose përfliten për një lidhje. Hera e parë që u fotografuan së bashku ishte në vitin 2019, në një festë.

    Kjo është arsyeja pse në atë kohë pretendohej se Princi ishte i pabesë ndaj gruas së tij gjatë shtatzënisë së tretë. E gjithë kjo bëri bujë në pallat dhe Kate i kërkoi të shoqit ta largonte nga rrethi i tij i miqve.

    Sipas mediave britanike, William dhe Hanbury kaluan së bashku edhe ditën e Shën Valentin-it. Thuhet se dyshja u panë në një darkë romantike atë ditë në Londër.

    Sipas një kamarieri në restorant, William i kishte dhuruar Rose-s një gjerdan me perla në Ditën e të Dashuruarve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark