Budapest, 5 Mars 2018: Wizz Air, linja ajrore më e madhe me kosto të ulët në Europën Qendrore dhe Lindore, dhe një nga linjat ajrore me rritje më të shpejtë në Europë, njoftoi sot nisjen e edicionit të dytë të sfidës rinore WIZZ, një konkurs ndërkombëtar, i cili lejon studentët e kolegjeve dhe universiteteve të shpalosin potencialin e tyre dhe të sjellin ide innovative dhe të veçanta, në përgjigje të një sfide biznesi, të vendosur nga kompania.
Pjesëmarrësit në sfidën rinore WIZZ do të fitojnë përvojë profesionale, të mësojnë më shumë për biznesin e një prej linjave ajrore, me rritje më të shpejtë të Europës dhe, nëse përzgjidhen, do të prezantojnë konceptin e tyre për profesionistët e aviacionit të lartë nga ekipi WIZZ në një event të drejtpërdrejtë në Budapest. Fituesit e konkursit do të shpërblehen me mundësinë për të udhëtuar pa pagesë për një vit të tërë në rrjetin WIZZ, që ofron më shumë se 600 rrugë, duke lidhur 145 destinacione nga 44 vende, ndërsa vendi i dytë dhe i tretë do të marrin bileta vajtje-ardhje falas – të shkëlqyera për t’u përdorur për pushimet e ëndrrave të tyre ose për të vazhduar studimet jashtë vendit.
Që nga sot, deri më 25 mars 2018, studentët aktivë BA / BSc ose MA / MSc në universitet ose kolegj, në rrjetin WIZZ * mund të regjistrohen për konkursin në www.wizzyouthchallenge.com. Të gjitha ekipet e regjistruara do të marrin rastin studimor dhe udhëzimet e detajuara, si dhe materialet që duhen, më 26 mars 2018 dhe do të duhet të paraqesin përgjigjet e tyre, deri më 16 prill 2018. Skuadrat me studimet më të mira, do të ftohen për të marrë pjesë në eventin e drejtpërdejtë, të organizuar në Budapest në 9 dhe 10 maj 2018.
Më shumë informacion mbi sfidën rinore WIZZ është në dispozicion në:
https://www.wizzyouthchallenge.com/
Owain Jones, Shefi i Korporatës në Wizz Air, tha: “Konkursi i parë i sfidës rinore WIZZ ishte një sukses i madh, me më shumë se 400 studime të paraqitura dhe një finale fantastike të drejtpërdrejtë në Budapest. Ne jemi shumë të ngazëllyer që nisim sfidën e dytë rinore WIZZ, duke lejuar disa nga mendjet e reja më të ndritura të Europës që të provojnë aftësitë dhe kreativitetin e tyre, ndërsa zhvillojnë një plan për t’iu përgjigjur një rasti të biznesit të vërtetë. Në Wizz Air, ne jemi krenarë për mundësitë që krijojmë për njerëzit, qoftë për udhëtarët tanë që shijojnë udhëtimin në rrjetin tonë të gjerë të biletave të lira, në një nga flotat më të reja të Europës, për çdo koleg të dedikuar në ekipin WIZZ që zhvillon karrierën e tij ose për njerëz të rinj të talentuar që ndajnë idetë e tyre me ne dhe për të fituar përvojë fantastike profesionale. Si një nga linjat ajrore me rritje më të shpejtë në Europë, Wizz Air është i kënaqur që të angazhohet me liderët e mendimit të së nesërmes dhe ne presim me padurim të dëgjojmë idetë e mëdha të brezit të ri nga e gjithë Europa, gjatë eventit të drejtpërdrejtë në Budapest “.
Rreth Wizz Air
Wizz Air është kompania më e madhe ajrore në Evropën Lindore dhe Qendrore që aplikon tarifa të ulëta fluturimi. Flota ajrore e saj përfshin 89 njësi ajrore të tipit Airbus A320 dhe Airbus A321. Wizz Air fluturon drejt 600 drejtimeve nga 27 baza ajrore.
Wizz Air shërben si pikë lidhëse për 145 destinacione nga 44 vende të ndryshme. Nën ombrellën e Wizz Air, operon një ekip prej pothuajse 3,500 profesionistësh të shërbimit të aviacionit të cilët mundësojnë dhënien e një shërbimi superior dhe cmimeve vërtet të ulëta.
Këto karakteristika e bënë WizzAir zgjedhjen e preferuar të plot 28.2 milionë pasagjerëve në vitin 2017.
Wizz Air është një kompani e listuar në Bursën e Londrës nën kodin Wizz dhe në të gjithë treguesit e tjerë të FTSE 250 apo FTSE All-Share. Wizz Air është pjesë e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), dhe Auditit Për Sigurinë Operacionale (IOSA), një pikë referimi globale e rëndësishme në vlerësimin e sigurisë ajrore.