Xavi kërkon një mesfushor të avancuar te Barcelona e tij, në mënyrë që t’i japë mundësi Pedrit të rritet me qetësi dhe të mos ketë shumë përgjegjësi mbi supe, teksa emri i përzgjedhur është ai i portugezit të Manchester City-t,. Bernardo Silva.
Ky i fundit pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri i Barcelonës, por në të njëjtën kohë, ka besimin edhe të Pep Guardiolës, ndaj Manchester City ka vendosur që të mos heqë dorë prej tij, pa marrë 75 milionë euro në këmbim.
Megjithatë së fundi të dy klubet janë duke negociuar idenë e një shkëmbimi mes Bernardo Silvës dhe holandezit Frenkie De Jong, i cili nuk ia ka dalë të shndërrohet në titullar të padiskutueshëm te Barcelona.
Nga ana tjetër, ish talenti i Ajax pëlqehet shumë nga Guardiola dhe një këmbim i tillë mund të linte të kënaqur si klubet, ashtu edhe trajnerët përkatës.