Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka deklaruar largimin në fund të sezonit 2023/24, por ai mund të mbetet pjesë e klubit nga Camp Nou edhe në edicionin e ardhshëm.
Sipas gazetarit të Mundo Deportivo, Fernando Polo, Xavi ka një listë me tre kushte për të vazhduar në rolin e tij si trajner i Barcelonës.
Kushti numër 1 thuhet se Barça duhet të performojë mirë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, si të arrijë në finale apo edhe ta fitojë atë. Barça gjithashtu duhet të luftojë për La Ligën deri në fund. Kjo kërkesë është e skuadrës, jo e drejtuesve të klubit.
Në kushtin e dytë thuhet se Barça duhet të nënshkruajë me disa lojtarë të rëndësishëm për të ndihmuar në përmirësimin e skuadrës. Xavi është i ngopur duke u mbështetur shumë tek adoleshentët, pavarësisht sa të mirë janë ata.
Kështu, Xavi kërkon që drejtuesit të garantojbë se do të nënshkruajë me lojtarë të cilët më parë i kishte bindur për t’iu bashkuar klubit si Martin Zubimendi apo Joshua Kimmich dhe sigurisht Bernardo Silva. Asnjë nga këta lojtarë nuk vlen më pak se 50 milionë euro.
Në kushtin e tretë thuhet se trajneri kërkon garanci që Barça mund të kapërcejë problemet e saj të me Fair Play Financiar dhe të regjistrojë lojtarët në kohë për të nisur sezonin e ri.
Xavi ishte i frustruar që Barça duhej të priste deri në minutën e fundit për të regjistruar pothuajse gjysmën e pagave të skuadrës së saj në La Liga. Është një sinjal i fortë se klubit i mungon aftësia financiare për të ndërtuar një skuadër të madhe për të konkurruar në klimën e sotme të futbollit.
Kërkesat e Xavi janë të vlefshme, por kushti nr.2 duket pothuajse i pamundur pasi Barça nuk mund të përballojë të nënshkruajë lojtarë pa i shitur më parë disa. Kjo do të thotë dobësim i skuadrës, gjë që Xavi nuk e dëshiron.
Drejtuesit e Barçës ende shpresojnë se mund ta bindin Xavi me planet e tyre afatgjata të projektit.