Barcelona në krye me Xavin, mbrëmë ia doli të marrë fitoren e dytë radhazi në La Liga teksa mbrëmjen e djeshme mposhti Villarealin me rezultatin 1-3, shkruan Insporti.
Trajneri Xavi Hernandez pas sfidës u shpreh se tre pikët ishin si uji i bekuar për ekipin e tij duke theksuar kështu rëndësinë e tyre.
“Luajtëm kundër një “zotëri” ekipi, një skuadre e nivelit të Champions. Ishin të përgatitur taktikisht dhe ne u mbrojtëm mirë. Janë tre pikë të arta dhe në këtë gjendje që jemi janë si ujë i bekuar.
“Duhet të jemi të sinqertë dhe të pranojmë se kishim edhe fat, Villareali nuk e meritonte humbjen. Është një fushë shumë e vështirë” – tha Xavi