×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Xehtari kosovar i di dy vende në Kosovë ku mund të ketë diamante

    Insajderi
    13 March 2023 - 09:02

    Xehetari Shaip Latifi ka folur për xehetarinë në Kosovë dhe lënien pas dore të kësaj fushe.

    Latifi tha se në një organizatë ku ka punuar në zhvillim-hulumtim, kanë mbetur edhe dy lokacione të pagjurmuara, ku sipas tij pikërisht në këto lokacione mund të ketë edhe diamante.

    Ai tha po ashtu se nuk mund t’i zbulojë ato lokacione.

    “Grafiti është sot shumë i kërkueshëm. Kemi grafit, jo aq shumë, por ka. Ku ka grafit mund të ketë edhe diamante, sepse formula kimike si e grafitit si e diamantit janë njësoj”, u shpreh ai në Klan Kosova.

    “Ne kemi edhe ari, kemi edhe gurë të çmueshëm dhe janë shumë të vlefshëm. Nuk është rastësisht Kosova një nyje që krejt interesat botërore ngërthehen këtu. Luftohet në Ukrainë, Putini e përmend Kosovën”, tha Latifi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark