×
Zgjedhjet 2021

Xhafer Tahiri kërkon që t’u falen gjobat gastronomëve gjatë pandemisë

Insajderi
29 September 2021 - 12:44
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari aktual i komunës së Vushtrrisë, i cili është edhe kandidat për kryetar të komunës nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, ka falenderuar gastronomët e kësaj komune për bashkëpunim.

Ai tha se ky sektor është goditur nga pandemia dhe duhet falur gjobat.

“Bashkë kemi përballuar më lehtë pandeminë. Gastronomët janë goditur fort nga pandemia, dënimet e gjobat duhet të ju falen, Komuna dhe unë do të jemi gjithë bashkë me gastronomët”, tha Tahiri.

Kryetari i Vushtrrisë tha se më programin e tyre do të përfitojnë të gjithë gastronomët dhe të rinjtë e këtij qyteti.

“Me programin tonë, 0 taksë e tatim në pronë, përfitojnë të gjithë gastronomët dhe të rinjtë vushtrrias pa dallim”, ka thënë Tahiri.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark