×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhaferi: Deklarimet nga Serbia sinjal që mund të kemi shpërthim në rajon

    Insajderi
    29 February 2024 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka folur për situatën në rajonin e Ballkanit, duke kërkuar nga shtetet të jenë të kujdesshme.

    Në një intervistë në “A2 CNN”, Xhaferi tha se nisur nga sinjalet që ka dhënë Serbia, qoftë Banjska në Kosovë apo qëndrimet që ka mbajtur në raport me Rusinë, duke mos e sanksionuar atë, ekziston gjithmonë mundësia e një shpërthimi në Ballkan, e për rrjedhojë të gjitha shtetet duhet të jenë të vëmendshme dhe të marrin masa.

    “Siguria në Ballkan, duke pasur parasysh KFOR-in në Kosovë, duke pasur parasysh që gjithë vendet përreth janë anëtarë të NATO-s, janë garant për atë çka nënkupton siguria ndërkombëtare e vendeve sa i përket obligimit të përbashkët, po s’do mend që çdo vend individualisht, duke pasur parasysh aspektet e asaj që shohim dhe deklarohen nga Serbia, është sinjal për gjithë ne që situata nuk është si mendojmë ne në rrafshin politik, por mundësia për një shpërthim ekziston gjithmonë, prandaj duhet të jemi vigjilentë. Jo rastësish ne jemi kundër Rusisë, përjashtuar Serbisë”, u shpreh Xhaferi.

    Kreu i qeverisë maqedonase sot po qëndron në Tiranë për të marrë pjesë në konferencën “Rritja dhe konvergjenca për Ballkanin Perëndimor”.

    Në fokus të takimit është Plani i rritjes të Ballkanit Perëndimor i miratuar nga Komisioni Evropian, ndërsa do të diskutohet edhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe realizimin e Tregut të përbashkët rajonal, si proces i përfshirjes graduale në Tregun e vetëm evropian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark