×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka e takon sërish fëmijën me sindromën Down, i cili e ka ndjekur në çdo skuadër

    Insajderi
    20 September 2023 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kapiteni shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka e ka një shok të jashtëzakonshëm, një fëmijë të vogël të quajtur Julian, i cili është diagnostikuar me sindromën Down.

    Djali ishte maskota e Granitit në një rast në Borussia Monchengladbach dhe Julian me nënën e tij bëri një vizitë në Emiratet dhe Londrën Colney në 2019.

    “Kam një lidhje të veçantë me Julian. Ai është shumë i veçantë dhe është gjithmonë pozitiv. Ai është gjithmonë duke qeshur, duke qeshur dhe tregon se ju mund të jeni akoma të lumtur, pavarësisht se keni një paaftësi. Ka shumë njerëz që kanë gjithçka në jetë dhe ende ankohen. Por ky djalë e di saktësisht se çfarë ka dhe ende ka një pikëpamje pozitive, një buzëqeshje në fytyrën e tij”, kishte thënë më parë Granit Xhaka.

    Graniti i ka bërë surpriza djaloshit edhe sa ishte te Arsenali.

    Graniti dhe Julian e kanë vazhduar miqësinë e tyre edhe në Bayer Leverkusen, shkruan “Blick”.

    Së fundmi janë takuar pas ndeshjes me Darmstatd dhe Xhaka është ndalur duke e përshëndetur me shumë dashuri. /Lajmi/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark