Arsenali fitoi 2-0 ndaj Tottenhamit në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier, por derbi nuk kaloi pa incidente. Granit Xhaka e pati një përplasje me Antonio Conten pastaj Aaron Ramsadale ishte sulmuar nga Richarlison dhe tifozët e Tottenhamit.
Përveç të kënaqur me fitoren, tifozët ishin jashtëzakonisht të lumtur për kapitenin e Zvicrës me prejardhje shqiptare, Granit Xhakën.
Në postimin e fundit të Xhakës në rrjetin social, Instagram, kanë vërshuar komentet pozitive për futbollistin.
Kishte nga ata që Xhakën e quajtën edhe “Ministër të Mbrojtjes”.
“Jemi krenarë me ty, je një luan”, “kapiteni më i mirë” e “luftëtar”, ishin vetëm disa nga komentet pozitive që mori Xhaka.
Ndryshe, videoja kur Mikel Arteta po tentonte ta tërhiqte Xhakën, që të mos futej në ‘sherr’ ka shkuar viral.
GAZETA INSAJDERI