Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka konfirmuar ka konfirmuar se Granit Xhaka është mirë me shëndet, pasi futbollisti nga Kosova doli pozitiv me COVID-19.
Futbollisti shqiptar i mungoi Zvicrës në ndeshjet e shtatorit, pasi pas grumbullimit me “helvetikët” u mësua se është infektuar me koronavirus.
Megjithatë, Arteta ka deklaruar se 28-vjeçari është mirë me shëndet, teksa bëri të ditur se lojtari është ende në Zvicër.
“Ai është mirë. Është ende në shtetin e tij. Duhet të qëndrojë atje deri të shtunën, besoj”, tha Arteta.
“Në momentin që është mirë, ai do të udhëtojë dhe do të na bashkohet”, ka deklaruar trajneri i Arsenalit.
Ndryshe, Granit Xhaka do t’i mungojë “Topçinjëve” në tri ndeshjet e radhës, pasi është suspsenduar pas kartonit të kuq që kishte marrë në në ndeshjen ndaj Manchester Cityt.