Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka vazhduar qëndrimin në klubin londinez duke nënshkruar kontratën e re, shkruan Insporti.com.
Mediet ne Angli raportojnë se Xhaka ka nënshkruar kontratë deri më 2025 me ish kampionët anglez.
Xhaka ishte i lidhur me një transferim në AS Roma, pasi ishte kërkuar nga trajneri portugez Jose Mourinho por klubi italian nuk ka arritur të gjejë një marrëveshje me drejtuesit e klubit anglez.
Oferta e Romës ishte vetëm 12 milionë euro, e cila është refuzuar.
Pas ofertës së Romës, Arsenali i ofroi kontratën e re të cilën e ka pranuar ylli shqiptar.
Xhaka ishte titulalr në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Premier Ligës, madje mbajti edhe shiritin e kapitenit.
Arsenali e filloi sezonin e ri me humbje në ndeshjen hapëse nga Brentfordi me rezultat 2:0. /Insporti.com/