×
  • Lajme
  • Insajderi

    Xhavit Haliti flet pasi u raportua se po planifikohej vrasja e tij

    Insajderi
    19 September 2022 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka folur pas lajmit të publikuar nga “A2news” në të cilin thuhej se në vitin e kaluar ishte planifikuar vrasja e tij, e kryeministrit Albin Kurti dhe e ish-ushtarit të UÇK-së, Ismet Haxha.

    Haliti në një prononcim për “Express” bëri të ditur se kishte pasur paralajmërime nga policia për atentatet ndaj tij dhe se poashtu një kohë, më saktë tri vite më pare kishte qenë nën kujdesin e tyre.

    Derisa, tutje, Haliti theksoi se këto targetime për vrasje i ka të përhershme.

    “Unë kam pas paralajmërime, më kanë lajmëru edhe policia. U kanë një kohë kur më kanë ruajt, unë i kam këto të përhershme që nga viti 85, i kam kështu të rregullta”, tha ai.

    “Rreth 3 vjet më herët më kanë ruajt 6 muaj kam pas mbrojtje të afërt të policisë, shtëpi, punë, rrugë kudo që kam lëvizë”, tha Haliti

    Siç bën të ditur Haliti, gjatë vitit 2021 edhe pse kishte pasë informacione nga policia për një planifikim për vrasje nuk kishte qenë nën mbrojtjen e tyre.

    “Më kanë tregu që është diçka por skam pas (mbrojtje). Ndoshta në distancë e që se kam ditë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark